Mbi 15 mijë votues të Kolonjës u thirrën të dielën para kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre politik.
Procesi i votimit nisi në orën 07:00 në 36 qendrat e votimit, në 8 njësi administrative të kësaj Bashkie dhe u mbyll në orën 18:00, shkruan Tv Klan.
Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në këto zgjedhje të pjesshme lokale ishte 49.6 % dhe nuk është shënuar asnjë parregullsi.
Zgjedhjet vendore në Kolonjë u mbajtën pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të ish-kryetarit të majtë Arben Malo.






















