Mirëpo, meqenëse është faza fillestare e hetimeve, Gashi thotë se nuk mund të jepen edhe shumë detaje, veçse këtu pretendojnë se hetimet e mëtejme mund të përfshijnë edhe zyrtarë të tjerë.
Klan Kosova ka provuar te marr përgjigje edhe nga drejtori Demë Dashi, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Ndërsa, avokati i tij Gëzim Kollqaku, i tha televizionit me telefon se Prokuroria nuk ka prova te bazuara as për të ngritur aktakuze ndaj klientit te tij.
Sipas tij, drejtori i inspektoratit kishte monitoruar ndërtimet pa leje e madje shumë prej tyre i kishte denoncuar tek organet kompetente të drejtësisë.





















