“Si duket ka pasur një mobilizim të madh nga pushteti që të mos mbahet kjo seancë. Dy herë kemi mbledhur nënshkrime dhe dy here janë tërhequr nga disa deputet nga presioni që u është bërë”, është shprehur Konjufca.
Vdekjen e Deharit në burg, ai po e lidh me mosmbajtjen e kësaj seance.
“Në momentin që janë tërhequr nënshkrimet, Kadri Veseli ka thirrur këtë mbledhje të Kryesisë ndërsa kur ne i kishim nënshkrimet ai nuk e thërriste këtë. Ka një ndërlidhje të drejtpërdrejt mes asaj që i ka ndodhur Astrit Deharit dhe mos gatishmërisë për mbajtjen e një seance për Deahrin”, ka pohuar Konjufca.
Aida Dërguti ka thënë se pas të martës, pushteti është angazhuar edhe më shumë për të hequr nënshkrimet e deputetëve. Ajo ka thënë se ka presione ndaj deputetëve që mos të nënshkruhen.
Dërguti ka deklaruar se ka deputet që në bisedat e para shprehen të gatshëm për të nënshkruar por më pas jo, e kjo sipas saj po ndodh për shkak të presionit nga liderët e partive në pushtet.
Dërguti ka shtuar se aktualisht i kanë 38 nënshkrime dhe do të punojnë që t’i marrin edhe dy dhe ta thirrin seancën.






















