Vetëm një javë para kësaj, forcat e NATO-s goditën kryeqytetin jugosllav të Beogradit, kështu duke filluar një fushatë ajrore e cila zgjati 78 ditë, krejt kjo kundër regjimit serb të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq.
Forcat Aleate të NATO-s morën masa për të ndaluar spastrimin etnik serb dhe vrasjet e myslimanëve në krahinat e Kosovës. Një organizatë amerikane hebreje po kërkonte në atë kohë fundin e krimeve të regjimit të Millosheviqit. E ndërsa Giuliani i cili ishte shumë popullor në mesin e hebrenjve ndau një tjetër shqetësim.
“Për fat të keq Holokausti nuk ishte një incident i izoluar”, tha ai para një turme prej 3,000 personave.
“Paragjykimet, urrejtja, lënia e emocioneve të çmendura të kapërcejnë mirësjelljen dhe ligjin, sot jemi duke i parë në Evropë”, shtoi ai.
Më tutje, Giuliani edhe kritikoi presidentin Klinton duke thënë se nuk kishte një “plan të një loje”, që ndoshta do të përfshinte përdorimin e trupave tokësore.
Giuliani ishte një zë i rrallë republikan për ndërhyrje: Shumica e Partisë Republikane, zakonisht të referuar si GOP, kundërshtuan çdo përfshirje ushtarake amerikane në Kosovë.
Përveç kësaj, Rudy Giulian po bënte fushatë me disa nacionalistë të shquar të vendit, njerëz dikur aleat me Sllobodan Millosheviqin, të cilët lavdëronin kriminelët serbë të luftës.
Më 20 prill, Giuliani endej rreth Beogradit me Aleksandar Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq, kandidat për kryetar komune dhe presidenciale atë kohë, përkatësisht të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Giuliani pretendonte se nuk përkrahte askënd, madje sipas Wall Street Journal, ai kishte dalë me ta pasi ata i kishin kërkuar që Giuliani t’u japë këshilla. E kur ai është pyetur në një program televiziv serb se sa po paguhej për të dalë me ta, ai tha: “Kompania ime paguhet për këtë, unë nuk paguhem”.
Edhe pse Vuçiq kishte humbur garën për kryetar komune, Nikoliç mezi siguronte një fitore në balotazhin e dytë kundër presidentit Boris Tadiç, një reformator liberal në Uashington dhe Bruksel.
Atëherë Partia Përparimtare Serbe po synonte anëtarësimin në BE, ku në platformën e saj theksonte se do të mbrojë shtetin e vet dhe interesant kombëtare, e me fjalë të tjera nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë e Kosovës.
Duke pasur parasysh gjendjen politike atëkohë, Giuliani përkrahte ato elemente që kanë një histori të gjatë armiqësie në BE, NATO dhe SHBA. I pyetur nga një televizion serb në lidhje me luftën në Kosovë, Giulian tha se serbët duhet “të harrojnë këtë gjë dhe të vazhdojnë përpara për një të ardhme të mirë”.






















