Lajmin për kallxo.com e konfirmoi avokati i tij Tahir Rrecaj.
“Prokurori e ka bërë kërkesën për caktim të paraburgimit nën pretendimin për ndikimin në dëshmitarë, por ky pretendim është tërësisht i pabazuar,” tha Rrecaj.
Rrecaj tha më tej se është i bindur se gjyqtari nuk do t’ia caktojë paraburgimin të mbrojturit të tij.
Nuhi Uka nga masa e paraburgimit ishte liruar më 25 gusht të këtij viti, ndërsa aktakuza ndaj tij dhe të tjerëve u ngrit më 25 tetor.






















