Ata shprehen të kënaqur që kanë fituar bursa, ndërsa kanë vlerësuar lart transparencën e treguar gjatë projektit.
Studentët fituan bursa në projektin ‘Frozen Music’ i themeluar nga Sharrcem, dhe mbështetur nga UBT-ja, Rrjeti CSR Kosova, Al Trade, Pro Credit Bank, UP-ja, Këshilli i Investitorëve Evropianë, e të tjerë.
Tash studentët Arifi dhe Nela, do të kenë mundësi që të zgjedhin vendin dhe universitetin ku duan të studiojnë.
Në kuadër të projektit, janë prezantuar edhe 25 punime të studentëve të cilët janë vlerësuar për idetë e shfaqura.
Ndërsa 6 studentë kanë fituar viza studimore në Evropë, si në Biennale të Dubrovnikut, 2 kanë fituar laptop të cilësisë së lartë, 3 të tjerë kanë fituar kopje të librit më të rëndësishëm të arkitekturës etj.






















