“Një doktor këtu bile na tregoi një listë prej 19 llojeve të ilaçeve që mungojnë sepse i vinte keq që të gjitha po duhemi për t’i blerë vetë”, tregon familjari i pacientit, duke folur për njërën nga peripecitë me të cilën ballafaqohen gjatë tretmanit mjekësor.
Mjekimi në Intensivë, sipas tij, zakonisht merr kohë të gjatë dhe shumat e parave që shpenzohen për ilaçe janë të papërballueshme për një familje me gjendje të mesme sociale. “E këtu ja paramendoni, nuk ka asgjë këtu”, thotë familjari i pacientit tek në telefonin e tij tregon një listë me emrat e 19 ilaçeve dhe 10 llojeve të domosdoshme të materialeve shpenzuese që mungojnë.






















