Gjatë hyrjes për në Kosovë të autobusit të linjës Tiranë -Prishtinë oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre hasën në dyshime tek njëri prej udhëtarëve.
Pas selektimit të tij dhe kontrollës së ushtruar në bagazhet e tij u gjetën të kamufluara me rroba në brendi katër paketime me substance narkotike e llojit marihuanë.
Sasia e lëndës narkotike ishte saktësisht 1660 gram (1 kilogram e 660 gram) 4 qese (paketime).






















