Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.
Një viktimë është konfirmuar. Ai është Shkëlqim Muça, 40-vjeç.
Sipas policise
Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha.
Nga shpërthimi ka humbur jeten Sh. Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere jane jashte rrezikut per jeten.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.
Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje






















