E përditshmja më e madhe në Serbi “Blic” në gjërat qe e lidhin Trumpin me Serbinë e ka futur edhe këtë intervistë.
“Intervista e Trumpit për Larry Kingun, në të cilën flet për intervenimin amerikan në Kosovë, ka qenë disa herë e keqpërdorur, e plotësuar me informacione të pasakta dhe deklarata populiste me të cilat është shërbyer opinioni ynë publik. Është e vërtetë që Trump ka thënë se politika e Administratës së Clintonit (Bill) ka qenë e gabuar dhe se bombardimi i ish Jugosllavisë ka qenë hap i gabuar, por nuk e ka mohuar se ndarja e Kosovës ka qenë e gabuar”.
“Megjithatë, krahasuar me çiftin Clinton, gjithsesi se Trumpi në sytë e serbëve është si dhuratë që bie nga qielli”, shkruan në fund “Blic”.
https://www.youtube.com/watch?v=EzTFCte2Qe4?feature=oembed&w=640&h=360






















