Ka qenë rast i rëndë dhe besojmë se organet kompetente do të dalin me raporte mbi gjendjen e vërtetë për ditën e shtunë në burgun e Prizrenit”, u shpreh Halimi.
Komisioni ka vijuar me mbledhjen e rregullt dhe ka përkrahur raportin me amendamente të grupit të punës së Komisionit për Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë.
Përkrahjen e anëtarëve të Komisionit e morën edhe këto raporte të komisioneve funksionale: Raporti me rekomandime për Projektligjin nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa; raporti me amendamente për Projektligjin nr. 05/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/l-168, Raporti me amendamente për Projektligjin nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore, si dhe Raporti me Rekomandime për Projektligjin nr. 05/L-117 për Akreditim.
Në vijim Komisioni ka diskutuar edhe për shkresën e Kryetarit të Kuvendit lidhur me Projektligjin për Kuvendin. Me këtë rast, kryetari i nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit, Armend Zemaj, ka sqaruar para anëtarëve të Komisionit se drafti i këtij ligji ka përfunduar dhe se në fund të këtij muaji do të mbahet një punëtori lidhur me këtë ligj. Pas kësaj punëtorie, Ligji do të procedohet në Komisionin për Legjislacion dhe më pas në Kryesinë e Kuvendit.
Komisioni ka përkrahur në parim edhe kërkesën e Qeverisë për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale me procedurë të përshpejtuar. Kjo çështje procedohet në Kuvend me kërkesën për shmangie nga Rregullorja e Kuvendit.






















