Por, gjatë grabitjes së mbrëmshme të karburantit, Artan Hoxha mbeti i vrarë, ndërsa disa orë më pas policia e Sarandës bëri të mundur arrestimin e autorit, Arqile Koçi, 27 vjeç.
Nga hetimet paraprake rezulton se fatal për 44vjeçarin ka qenë ndonjë lëvizje e momentit e tij, gjë që ka trembur autorin e grabitjes. Pasi ka marrë lekët dhe ka tentuar të largohet, grabitësi është kthyer dhe ka goditur punonjësin e karburantit, i cili qëndronte ulur nën një tavolinë.






















