Në një lidhje telefonike për Top Channel, kapiteni i anijes “Oriku”, Ilir Çobo shpjegoi vështirësitë e operacionit të kërkim-shpëtimit, i cili u zhvendos në Gjirin Durrësit ku dhe u dhanë koordinatat e fundit në skafit.
“Pasi bëmë konstatimin e mjetit lundrues për 20 minuta për shkak të detit të trazuar arritën të bënim rimorkimin. Në mjet ndodhen 2 persona, Ardian Jahaj dhe një shtetas italian. Ardian Jahaj është më mirë, ndërsa shtetasi italian është më i përkeqësuar pasi e ka zënë sëmundja e detit. Nga biseda që kemi bërë në telefon kanë deklaruar se qëllimi i udhëtimit ka qenë blerja e skafit në Itali”, thotë kapiteni.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit që nisi prej mëngjesit të së dielës u përfshi edhe një anije tjetër si dhe një helikopter Cougar i Forcave të Armatosura.
Pas rimorkimit në Portin e Durrësit, Ardian Jahajt dhe shtetasit italian iu dha ndihma e parë mjekësore si dhe po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=mvKoP_ZWptQ?feature=oembed&w=640&h=360






















