• Latest
  • Trending
  • All

SHTROJENI NË KONAK SI ILIRI ATDHEDASHURINË: PERSIATJE PER KENGETARIN ILIR SHAQIRI

06/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home SHQIPERIA

SHTROJENI NË KONAK SI ILIRI ATDHEDASHURINË: PERSIATJE PER KENGETARIN ILIR SHAQIRI

06/11/2016
in SHQIPERIA

AZEM PARLLAKU

Është e padiskutueshme që, Ilir Shaqiri, ky këngëtar emblematik i Ballkanit, të mbetet ai personaliteti, e zëri që më së miri, përmes këngës ka artikuluar, Çështjen Kombëtare Shqiptare. Ilir Shaqiri është, një prej këngëtarëve më prodhimtarë, që me tekstin, zërin, e muzikën e këngës së tij, i ka bashkuar në një odë, të gjithë shqiptarët, ata të Shqipërisë, të Kosovës, të Çamërisë, të Malit të Zi, të Preshevës, Arbëreshët e Italisë, e kudo gjinden shqiptarë në Diasporë. Iliri i ka shtruar në konak, çdo ngjarje të rëndësishme, nëpër të cilat ka kaluar Kombi ynë.

Lajme teNjejta

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

MSH: 348 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19

04/04/2021

Lot dhe emocion! Gazetarja Genta Popa vaksinohet live në edicionin e lajmeve

02/04/2021

Duke e përcjellë në këngë, jehonën e këtyre ngjarjeve, ai është dëshmuar unik në talentin e tij, i përgjegjshëm, e i apasionuar, për të na promovuar ne dhe brezave, vlerën e lartë artistike të epikës, e udhëtimit tonë historik si Komb. Kënga historike, kënga për heroin, është kënga kryesore, që Iliri e këndon, duke e shoqëruar me çdo lloj instrumenti, të traditës tonë popullore. Iliri është këngëtari shqiptar, që dëgjohet më shumë nga të gjithë, atë e dëgjojmë në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Selanik, në Shkup, Ulqin, Prizren, Prishtinë, Luginën e Preshevës, Londër, Paris, Romë, Stamboll, Athinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanadanë e largët, e ishullin Australian.

Ndërsa, kam qëndruar shpesh me Ilirin, më ka befasuar njohja e tij në lëmin historik. Ilirin përherë e kam dëgjuar të kuvendojë plot pasion, njëlloj sikur të dëgjosh të flasë, një ciceron, që përherë e ka çuar ditën në “kështjellën”, ku ngjarjet dhe protagonistët, janë mbërthyer pazgjidhshmërisht. Në përmbajtjen e këtyre bisedave, kam vënë re se Iliri, është kërkues, i cili priret të zbulojë proçeset e zhvillimit të Kombit. Nuk është habi, kur e kam dëgjuar të këndojë këngë të krahinave të ndryshme, ndërsa nuk kam dëgjuar, që dikush të këndoj si Iliri. E kam dëgjuar të recitojë krijime krahinore të të gjitha trevave, ç’ka më ka lënë të kuptojë se; …historia e Kombit u ngjizka nga historia e gjymtyrëve të tij…

Kështu Ilirin e kam dëgjuar t’i njohë të gjithë heronjtë, madje për secilin prej tyre, t’i dijte dhe këngën. Nëpërmjet këngës Iliri rrëfen, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme ngjarje, mbresa, përshtypje e gjykime, që nga mëngjesi i largët historik, të cilin na e kanë bërë me dije Herodoti dhe librat e shenjtë. Këngëtarja e madhe Vaçe Zela, ka thënë për Ilir Shaqirin; “…me zërin e tij Kosovën e ndjejë më afër…” Autori i mbi 600 këngëve, ku më shumë se 100 prej tyre këndohen për Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk diskutohet, që përveç atij, kush mund të na e sillte Kosovën më afër. Nëpërmjet këngës së Ilirit, të cilën brezi ynë kishim mundësi t’a dëgjonim në valët e radios, gjithëherë e më shumë, konturuam atë vizionin tonë për Kosovën, e çfarë ndodhte aty me shqiptarët.

Kënga epike e Ilir Shaqirit, në ndërtimin e saj udhëhiqet prej ligjeve të përgjithshme të epikës tonë historike. Atë e karakterizon, trajtimi i fakteve më tipike të së shkuarës dhe të realitetit në Kosovë. Ilir Shaqiri ishte, e është këngëtari i aksionit. Ngjarjet, heronjtë, motivet, kontrastet, e qëllimet, në këngën e tij, përherë kanë mbetur e mbesin në aksion. Si zëri në aksion, ai është dokumentuar qartësisht, si zëri më legal i këngës etnike. Arkitektuara e këngës së Ilirit, ka gjallëri dhe reliev të fortë. Në këngën e tij është kristalizuar mënyra e veçantë e hyrjes në të, aty fiksohet mjedisi historik në të cilin zhvillohen ngjarjet, e me të njejtin kujdes gdhenden hollësitë e fakteve, profili moral dhe luftarak i heronjve.

Mbi këtë bazë janë ndërtuar dhe karakteristikat e brendshme të formës artistike si; figuracioni poetik, struktura e vargut, refrenet, rimat, etj. Drenicaku i lindur në Burojë, i shkruan vetë këngët. Është Drenica e tij, ajo tokë që e mban lidhur dhe i ka dhënë fuqinë. Ilirin e kam parë shpesh të preket, mbi varret e memorialet e Dëshmorëve të Kosovës. Mardhënien e tij me Dëshmorët, me dhimbjen në rrudhat e baballarëve e kraharorin e nënave të Dëshmorëve, e kam lexuar, si një nga kultet më të shenjta të shqiptarëve. Sigurisht, që një këngëtar si ai, e ka të ushqyer dashurinë për vendin, për gjuhën, traditën, zakonin e çdo gjë të përbashkët shpirtërore të Kombit. Me atë shpirt prej poeti, e zëri në aksion, ai më mirë nga kushdo e di që luftëtarët vijnë. Ata vijnë, ashtu të gjallë në këngën e tij, ata shkojnë në luftë sikur ajo të ishte dasëm, ata të gjithë mbahen lidhur dhe në unitet, e sërish vijnë e ne i presim. Në një intervistë, që i kam bërë Ilirit në vitin 1999, intervistë të cilën e zbardha në gazetën “Shekulli”, në Maj të atij viti, i lashë Ilirit, të zgjidhte titull për këtë bisedë, e ashtu siç tha ai, u vendua në gazetë; “Luftëtarëve të lirisë u ka hije kënga”. Përpos, profilit të tij si intelektual, Ilir Shaqiri ishte bërë një ujvarë e pashtershme frymëzimi, për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tek Iliri, kam vënë re se; patriotizmi është në fazën e tij më të lartë, e origjina e tij tregon se kjo ndjenjë nuk është spontane. Ashtu të arsyetuar, kam pikatur idealin çlirimtar e vizionin e qytetarit të lirë, sa herë e kam dëgjuar të këndojë, apo kur kam pirë çaj me Drenicakun Shaqiri.

E ku më shumë se në Drenicën e Ilirit, e gjejmë të dalluar atë pasuri të traditës së epikës historike legjendare. Rapsodët e kësaj ane e mbajtën të gjallë këtë traditë, duke e pasuruar dhe trashëguar brez pas brezi. Shtrati historik i këngës në konakun e burrave, kish folur për legjenda dhe heronj si protagonistë në të tilla, për trima, burra, kapedanë e kaçakë, për njerëz të urtë e liridashës. Rapsodët e Drenicës këto këngë i këndonin bashkë me të vegjlit në mjedisin aty në kullat e tyre, në mbrëmje e sebepe me miqtë, përpara e pas kuvendeve të burrave, në festat popullore, e në dasma. Drenicakët këto këngë i shoqëruan me lahutë, me sharki e çifteli. Të gjithë këngët mësoheshin, jo vetëm nga të rinjtë, por dhe nga më të vegjlit, dhe gratë, për të ardhur deri në ditët tona, ashtu të pasura në repertor plot lirikë dhe baladë. Është mardhënia me këtë truall, Drenicën e tij, që i ka dhënë e i jep Ilir Shaqirit profilin e zërit përherë në aksion.

Tags: edi rama
Previous Post

Mediat greke: Buldozerët e Ramës po shembin shtëpitë greke në Himarë

Next Post

Tahiri u dërgon letra 11 mijë policëve dhe familjarëve të tyre

Related Posts

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

MSH: 348 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19

by TheAlbanian.co.uk
04/04/2021
0

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë...

Lot dhe emocion! Gazetarja Genta Popa vaksinohet live në edicionin e lajmeve

by TheAlbanian.co.uk
02/04/2021
0

Sot nisi vaksinimi i gazetarëve, të cilët janë çdo ditë të ekspozuar ndaj infektimit, ndërsa gazetarja e Top Channel, Genta...

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 336 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

by TheAlbanian.co.uk
02/04/2021
0

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar shifrat e covid në 24 orët e fundit. Situata e COVID19 në...

Next Post

Tahiri u dërgon letra 11 mijë policëve dhe familjarëve të tyre

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.