Sipas burimeve, në ankim pretendohet se veprimi për të cilin dyshohet Shabani është kundërvajtje penale. Duke qënë një kundërvajtje penale, është theksuar në ankim, masa ekstreme e sigurisë “arrest në burg” nuk është e përshtatshme.
Po ashtu, në ankim është pretenduar se Shabani nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Tjetër argument i përdorur është fakti se e dyshuara Shabani nuk paraqet asnjë rrezik që të ndikojë apo dëmtojë procesin e marrjes së provave.






















