Qytetarët gjithashtu thonë se ngritja e çmimit të energjisë elektrikë në Kosovë, po reflekton në forma të ndryshme negative në ekonominë e vendit.
“Mua për dhjetë ditë sa e kam shfrytëzuar rrymën më ka ardhur fatura 28 euro. Është për t’u çuditur”, u shpreh një qytetar.
“Askujt nuk i pëlqen të paguaj më shumë. Faturat janë të fryra”, tha një qytetar.
“Fatura e rrymës më ka ardhur shumë e shtrenjtë megjithëse po arsyetohen me tarifën e dimrit por me gjithat shtrenjtë është. Tash me sistemin ri të pagesave po dalin lloje të ndryshme të çmimeve. Kjo nuk është e përballueshme për neve. Me të ardhur fatura 80 euro deri në 100 euro është shumë shtrenjtë”, tha një qytetar.
“Çka të harxhohet duhet të paguhet”, tha një qytetar.
“Shumë shtrenjtë edhe nuk kanë dhanë asnjë arsyeje se pse kaq shtrenjtë . Jemi të befasuar se kjo është paralajmërim se çka do të ndodh dimrit. Po shihet se këta që e kanë privatizuar po bëjnë çmos vetëm për me përfituar vet. Për personat në pension është e pa përballueshme ky çmim. Fatkeqësisht pushteti jonë nuk interesohet farë për këto ndërmarrje”, tha një qytetar.
“Pak ma shtrenjtë na ka ardhur rryma në këtë muaj, çmimi i rrymës është shumë i lartë”, u shpreh një qytetar.






















