Ndërkohë votim morën pjesë vetëm 69 deputetë. LDK dhe AAK, ashtu siç deklaruan gjatë seancës, nuk kanë marrë pjesë në votim.
Përveç deputetëve të Aleancës Kosova e Re, nismëtarë të mocionit të mosbesimit, kundër Qeverisë Thaçi, kishin votuar deputetë të partive të pakicave, por edhe të vetë partisë së tij, asaj Demokratike.
Mocioni i mosbesimit erdhi pas krizës institucionale dhe politike të krijuar nga tërheqja prej qeverisë të gjashtë ministrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.






















