Ndryshe, në takim u elaboruan zhvillimet e deritanishme që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë,përfshirë modalitetet e organizimit të këtij Komiteti Drejtues dhe krijimin e një Task Forcave respektive për zbatimin e shtyllave të Strategjisë së TI-së.
Nga të pranishmit Strategjia e Teknologjisë së Informacionit është potencua si mundësi e vetme, potencial për zhvillim ekonomik dhe përshpejtim i rritjes së eksporteve të shërbimeve në fushën e TIK-ut, duke zhvilluar kapacitetet njerëzore në pajtim me nevojat e firmave të krijuara që do të krijoheshin në të ardhmen nga ku do të promovohej më shumë fusha e TIK-ut.
Ndryshe, Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative është produkt i një pune të gjatë dhe angazhimi i të gjithë anëtarëve të grupit punues, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve qeveritare (MZHE, MTI-KIESA, MAP-ASHI, MASHT, etj), Shoqata të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikuese të Kosovës – STIKK, sektori privat dhe përfaqësues nga Akademia (UP, Universum, UBT, Riinvest,etj).






















