Studentët kanë mbajtur një komunikatë për media ku kanë dhënë qëndrimin e tyre ata kanë kërkuar që nesër, gjatë mbledhjes së Senatit të UP-së, të i’u plotësohen kërkesat për kthimin e afateve të nëntorit dhe prillit, si afate të rregullta.
Studentët kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, të cilat janë cekur në peticion, ata do të mbajnë protesta masive.

























