Raporti ka konstatuar përmirësim substancial të Kosovës në dy fusha. E para, Kosova ka bërë pagesën e tatimeve më të lehtë, duke vënë në funksion një sistem online për plotësim dhe pagesën e TVSH-së dhe kontributeve të sigurimit shoqëror.
Dhe e dyta, Kosova e ka bërë tregtinë përtej kufijve më të lehtë, duke zvogëluar kohën dhe koston e mbledhjes së dokumenteve të nevojshme, duke thjeshtësuar proceset për lejet doganore dhe duke zbatuar korridorin transit Shqipëri-Kosovë, thuhet ndër të tjera në këtë raport.





















