• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptarët ish- radikal të ISIS-it tash të konvertuar në paqësorë

25/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqiptarët ish- radikal të ISIS-it tash të konvertuar në paqësorë

25/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Nuk janë të paktë as personat nga Kosova, pjesëmarrës në luftën në Siri apo edhe në Irak, të cilat janë kthyer të zhgënjyer. Disa prej tyre, tani duan të kontribuojnë që askush nga shtetasit e Kosovës të mos ia mësyjë më kësaj rruge.

Liridon Kabashi është njëri prej tyre. Ai është dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj me 3 vjet heqje lirie. Aktualisht, Liridoni është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit rreth dënimit të tij.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Në Siri kam qenë nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2013. Arsyeja pse kam shkuar ka qenë humanizimi… duke parë video, e mora një vendim që të solidarizohem me popullin sirian… qëllimi ka qenë humanizimi, por kur shkova atje e pash se nuk ishte në rregull… me të kuptuar se ku jam, në çfarë organizate, e mora vendimin që të kthehem në Kosovë”, thotë ai.

Liridoni së fundi i është bashkuar një Instituti për Integrim, Siguri dhe Deradikalizëm, institut ky që ka për qëllim ri-integrimin e personave të cilët janë kthyer nga lufta e Sirisë, si dhe vetëdijesimin e personave të cilat mund të jenë potencial për të shkuar në luftëra të huaja.

“Duke e kuptuar realitetin në Siri, duke e parë vetë çfarë dezinformata po rrjedhin, ne kemi menduar që përmes projekteve të ndryshme të parandalojmë radikalizmin, të ju tregojmë të tjerëve se çfarë i pret atje. Të ju tregojmë se atje nuk bëhet një luftë e shenjtë… atje bëhet një luftë e keqe”, thotë Kabashi.

Instituti për Siguri dhe Integrim, me seli në Prishtinë, i vendosur përballë zyrave të Drejtorisë kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, është licencuar në prill të vitit 2016 nga autoritetet kompetente.

Instituti përbëhet nga 7 anëtarë, katër prej tyre janë ekspertë të fushave të ndryshme; një ekonomist, një studiues i shkencave të sigurisë, një ekspert i fushës së integrimit, e po ashtu është edhe një psikolog.

Themelues i këtij Instituti është Albert Berisha, po ashtu pjesëmarrës në luftën në Siri. I zhgënjyer nga ajo çfarë ka përjetuar atje, ai ishte kthyer në Kosovë. Ai tregon se ideja për themelimin e Institutit është që të ndihmojnë personat e tjerë, në mënyrë që të mos arrijnë deri tek kjo çfarë kanë përjetuar ata.

“Po mendoj se ne jemi më të thirrur për tu marrë me këtë fenomen, për arsye se ne kemi qenë të involvuar direkt në këto ngjarje prej fillimit, shkuarjes në luftë, kthimit në Kosovë, arrestimit, gjykimit, persekutimit medial, stigmatizimit shoqëror.”

“Ne mendojmë se më se miri e kuptojmë gjendjen e atyre personave që kanë qenë sikurse ne. Ne mendojmë se jemi personat e duhur, sepse ne flasim gjuhën e tyre, ne e ndjejmë dhembjen e tyre dhe ne mendojmë se do të krijojmë mirëbesim në mënyrë që të arrihet deri të deradikalizimi”, thotë ai

Berisha tregon se kanë kontakte edhe me disa nga familjarët e personave të cilët janë në luftërat në Siri dhe Irak, të cilëve do të ju kërkojnë që të kthehen dhe riintegrohen në shoqëri.

Për pjesëmarrjen në luftën në Siri dhe Irak, Albert Berisha është i dënuar me 3 vjet e gjysmë heqje lirie dhe është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit rreth dënimit të tij.

Berisha konsideron se burgu dhe masat tjera të dhunshme nuk janë zgjidhje për personat që kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë dhe Irakut. Burgimi i këtyre personave, shton ai, vetëm mund sa mund t’i radikalizojë ata dhe se radikalizmi mund të vazhdojë brenda burgut.

“Shpresoj të mos dënohemi, për arsye se ne kemi bërë një gabim dhe atë gabim po tentojmë ta rregullojmë, po mendojmë që të bëhemi të dobishëm për personat e tjerë dhe po mendojmë se kontributi jonë që mund ta japim është një kontribut më i madh sesa që mund të japim kontribut brenda burgut”, thekson Berisha.

Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës është e njoftuar për hapjen e këtij Instituti nga persona të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri e Irak, të cilët janë në procedura gjyqësore.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se beson që autoritetet kompetente në dhënien e licencës për veprim të kësaj organizate të kenë vepruar kujdesshëm.

“Masat që ndërmerren ndaj tyre (të kthyerve nga Siria të cilët janë në procedura gjyqësore), merren në bazë të një ligji dhe duhet të respektohen edhe të drejtat e tyre…nuk mund të jemi arbitrar në këtë kuptim.”

“Për rastin në fjalë ne jemi në dijeni… ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij të ankesës dhe derisa nuk shtjerren të gjitha shkallët në procedurën gjyqësore dhe nuk kemi një vendim të formës së prerë, ai nuk mund të konsiderohet i dënuar, dhe në këtë kontekst besoj e kanë pas parasysh autoritetet të cilat e kanë kanë miratuar hapjen e një OJQ-je nga personi në fjalë”, thekson Hoxha.

Që nga rasti i parë i shkuarjes së shqiptarëve të Kosovës në luftën në Siri dhe Irak, në vitin 2012, deri më tani, janë regjistruar mbi 300 luftëtarë nga Kosova që kanë shkuar në atë zonë.

Për disa prej personave të kthyer, Polica e Kosovës ka hapur hetime, disa janë arrestuar, derisa janë dënuar 35 prej tyre.

Autoritetet në Kosovë vlerësojnë se kanë shënuar përparime të mëdha në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit ekstrem fetar.

Që nga shatori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti nuk ishin shënuar shkuarje të reja në frontet e luftës në Irak e Siri, por së fundi Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se janë evidentuar gjashtë raste si nisje të qytetarëve nga Kosova për në frontet e luftës në Siri apo Irak.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Edi Rama befasisht në Prishtinë, hyn në hotelin ku po mbahet takimi i liderëve partiakë (Foto)

Next Post

Tahiri: Çështja e Trepçës nuk dialogohet në Bruksel

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Tahiri: Çështja e Trepçës nuk dialogohet në Bruksel

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.