Po ashtu, ministrie ka falënderuar Papadopoulou për kontributin e deritashëm që ky mision ka dhënë në Kosovë dhe ka theksuar se “institucionet e Kosovës, duke koordinuar aktivitetet janë të gatshme për të vazhduar bashkëpunimin me misionin e EULEX-it me qëllim të forcimit të rendit dhe ligjit”.
Për thellim të bashkëpunimit është shprehur edhe shefja e EULEX-it, Papadopoulou derisa ka premtuar se misioni të cilin ajo e udhëheq do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet e Kosovës aty ku ka nevojë.






















