Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, u shpreh presidenti Thaçi.
Mali i Zi ka marrë vendimin më të drejtë kur ka njohur Kosovën, përkundër presioneve që kishte, si dhe vazhdon të përkrah Kosovën në të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe për këtë jemi mirënjohës, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, u shpreh se do të punojmë të thellojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe të promovojmë paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe integrimin në NATO e BE për tërë rajonin.
Presidenti Thaçi i shprehu përkrahjen e tij ambasadorit Dinosha për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në të gjithë sektorët.





















