“Shtylla e Katërt e UNMIK-ut që ka administruar ekonominë, nuk ka pasur asnjë strategji dhe orientim për ekonominë e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa, transmeton lajmi.net
Ai ka thënë se më vonë janë bërë përpjekje për orientime së bashku me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Mustafa tha se është arritur rritje prej 4% të GDP-së dhe sipas tij, llogaritet që rritja të shkoj deri në 6.5%, për të përballuar fluksin e të papunëve.
Mustafa foli për vitet e 90-ta në Kosovë, që siç tha ai, nuk është investuar asgjë dhe kompanitë janë shkatërruar. Kryeministri pohoi se privatizimi poashtu ka lënë pa punë shumë punëtorë.
Mustafa përmendi edhe ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.
“Po punohet me një partner amerikan për ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet 500 megavat në vlerë prej 1 miliard euro”, u shpreh Mustafa.
***
Mustafa deklaroi se si pasoja e Demarkacionit dhe veprimeve të dhunshme, duke aluduar në opozitën, është penguar puna e Qeverisë, transmeton lajmi.net
Kryeministri ka thënë se Qeveria është e bindur se vija kufitare është shënuar që është kufizuar më parë krahina e Kosovës me Malin e Zi dhe “jemi të sigurt që s’kemi humbur asnjë centimetër tokë, ndërkaq opozita pretendon se kemi humbur rreth 8 mijë e 200 hektarë tokë”.
Mustafa ka shtuar se Asociacioni do të themelohet në bazë të marrëveshjes dhe mendimit të Gjykatës Kushtetuese.





















