Raporti i Policisë:
KANOSJE ME ARMË-LËNDIM I LEHTË TRUPOR-DËMTIM PRONE
Prizren 22.10.2016-16:10.Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar kanë hyrë në lokalin pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe kanë kanosur dhe sulmuar viktimën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy shtëpitë të dyshuarave me ç rast është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator dhe 22 fishekë të kalibrit të pa njohur. Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati dhe mbeten ne kërkim te Policise.






















