“KFOR-i është shprehje e përkushtimit të aleancës së NATO-s për Kosovën. Por, edhe është një institucion që respektohet shumë si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët e Kosovës. Gjithsesi, do të vijë dita kur KFOR-i më nuk do të jetë i nevojshëm”, ka thënë Delawie, njofton Klan Kosova.
“Por, NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova, nëse vendi nuk ka aftësi për vetëmbrojtje. Nuk do të lëmë vakum, por do të ketë një transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.
“Ky transformim duhet të përfshi të gjitha elementet kushtetues në Kosovë dhe duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme”, tha Delawie.





















