Edhe pse nuk ka njoftim zyrtar, mësohet se ai u zhvillua në një klimë të mirë. Ekspertët e të dy palëve kanë folur për disa paqartësi teknike lidhur me procedurat dhe mënyrat e identifikimit të eshtrave të ushtarëve të rënë në luftë dhe detaje të tjera lidhur me problematikën në fjalë.
Komisioni shqiptar kryesohej nga gjeneral brigade Dedë Prenga, ndërsa pala greke nga gjeneral major i Forcave Ajrore Themistoklis Burolias.
Sipas marrëveshjes, takimi i radhës duhet të zhvillohet brenda 6 muajve në Tiranë.





















