Aksioni ka zgjatur nga ora 21.30 deri në orën 02.00, në lidhjet me autostradë në Küsnacht am Rigi, shkruan polizeinews.ch. Policitë e përmendura, me këtë rast janë mbështetur edhe nga rojat kufitare dhe nga organizata e Zug-ut për mbrojtje civile, transmeton albinfo.ch. Ata kanë kontrolluar gjithsej 70 automjete dhe 185 persona, transmeton albinfo.ch. Me rastin e kontrollimit të një autobusi, policia ka konstatuar se nga 15 udhëtarët sa ishin aty gjithsej, 11 ishin ilegalisht në Zvicër.
Ata janë arrestuar përkohësisht për shkelje të ligjit mbi të huajt.






















