Me rastin e inaugurimit ministri Lutfi Zharku deklaroi se ndërtimi i këtij transiti do të ndikojë që qytetarët, të cilët vijnë nga vende të tjera të qarkullojnë nëpër një rrugë të mirë.
“Ne besojmë se ndërtimi i këtij transiti do të ndikojë që të lirohet komunikacioni, ndërsa në anën tjetër do të ndikojë që qytetarët, të cilët vijnë nga vende të tjera të qarkullojnë nëpër një rruë të mirë. Ne kemi në plan që të vazhdojmë edhe me investime të tjera në vitet në vazhdim. Sot biseduam edhe për plane dhe investime të tjera, të cilat edhe më tutje do të përkrahen pa rezervë nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Zharku.























