“ Nuk e kam lexuar ndonjë projekt të tillë për autostradën Nish-Durrës”, tha Thaçi.
Sipas tij, në takimin e parë në Bruksel kur ai ishte kryeministër e ku ishte edhe Ivica Daçiq, në atë kohë kryeministër i Serbisë, me vullnetin e dyanshëm, është nënshkruar projekti i autostradës Prishtinë-Durrës. “ Nuk është përmendur asnjë vend tjetër”.
“Shqipëria duhet ta përfundojë autostradën nga Miloti në Durrës dhe është më mirë sesa të mendojë për vendet e tjera”.
Ndërkohë, ai tha se mohimi i kontributit të Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës, është injorancë komplete.
Sipas Thaçit, në kuptimin e bashkëpunimit Tiranë-Beograd, nuk kanë çfarë të pajtohen sepse ata të pajtuar kanë qenë.























