Të dyja palët theksuan se realizimi i projekteve të tanishme dhe të ardhshme që do të zbatohen në lidhje me investimet rajonale, autostradës dhe infrastrukturës rrugore lokale, duke investuar në arsim, duke mbështetur projekte të komunave, zbatimin e projekteve të tjera të infrastrukturës, si dhe potencialin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, të kontribuojë për të zgjeruar rritjen ekonomike të vendit dhe për të krijuar vende të reja pune.
Për aktivitetet e suksesshme që kanë për qëllim rritjen e konkurrencës së kompanive dhe zhvillimin e ekonomise së Maqedonisë , drejtori i Bankës Botërore u takua me kryetaren e SSK-së Daniela Arsovska me të cilën diskutuan gjërë e gjatë rreth problemeve dhe të arriturave.





















