Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Një aksident ka ndodhur në mes të dy veturave në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Sekiraq. Me këtë rast një person i lindur në vitin 1996 ka ndërruar jetë, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Viktima është mashkull, me iniciale B.B, trupi i pajetë i të cilit është dërguar për obduksion”, tha për lajmi.net Ahmeti.
Ajo tregoi se 3 të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
























