Të gjitha procedurat janë kryer dhe kontrata është nënshkruar, vetëm pritet që gardianët t’i kenë armët në duar.
E këto armë, sipas kontratës do të dërgohen në Burgun e Dubravës, raporton Lajmi.net.
Vetëm dy kompani kanë qenë në garë, thuhet në njoftimin KRPP-së. Njëra ka ofruar 110 mijë euro, ndërsa “ROLOAD” 85 mijë euro, që edhe e ka fituar tenderin. Për armë Shërbimi Korrektues kishte parashikuar t’i shpenzonte 87 mijë e 500 euro.

























