Gjatë kontrollit komisioni është konfirmuar se më 1 gusht të vitit 2016 në Mal të Zi ka pasur 622.833 shtetas, prej të cilëve 465.974 kanë qenë të moshës mbi 18 vjet, ndërsa në listën zgjedhore kanë figuruar 529.933 qytetarë me të drejtë vote.
Rezultatet edhe më të çuditshme kanë treguar kontrollet e pesonave që gjenden në listën zgjedhore. Prej gjithsej 465.974, 3.873 kanë pasur shtetësi të dyfishtë, ndërsa 23.946 kanë qenë shtetas të vendeve të tjera. Kështu që në Mal të Zi aktualisht të drejtë vote kanë vetëm 438.191 persona.
Sipas analistëve politikë, pyetja kryesore lidhur me zgjedhjet e sotme është nëse do të fitojë kursi properëndimor i Partisë Demorkatike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, i cili afër 25 vjet udhëheq me vendin si kryeministër ose president, ose opozita proruse, e cila kundërshton anëtarësimin e vendit në NATO.























