Daka uroi që dita e zgjedhjeve të përmbyllet suksesshëm, ndërsa Saranoviq falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për interesimin e shprehur për të vëzhguar nga afër procesin e votimit në këtë vend.
Në këtë takim morën pjesë edhe kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Nazmije Ibrahimi si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi.
Delegacioni i KQZ-së do të qëndrojë në një numër të madh qendrash votimi për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve.






















