I sulmuari u dërgua në spitalin e qytetit ku është vendosur në stacionin e përkujdesjes intensive për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.
Pas këtij konflikti, një numër bashkëkombësish të viktimës, shqiptarë të strehuar në atë qendër, janë armatosur me shkopinj druri dhe me këmbë tavolinash për t`iu hakmarrë serbit. Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë dhe shërbimit të sigurisë të qendrës së azilit.
Azilkërkuesi serb është paraburgosur. Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për tentimvrasje.






















