Pas takimit të zhvilluar, degët e LDK-së kanë kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore ndaj kryesit të këtij akti të rëndë e të papranueshëm, si dhe të mbrojnë jetën e të sigurojnë veprimtarinë e ligjshme të të zgjedhurve.
Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu, shprehin mbështetje të plotë për drejtorin Hasani dhe të gjithë zyrtarët e Komunës së Lipjanit të drejtuar nga kryetari Imri Ahmeti, duke i inkurajuar që të vazhdojnë punën e shkëlqyeshme që po bëjnë në Lipjan në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve, ofrimin e shërbimeve si dhe për zhvillimin e gjithanshëm të Komunës.






















