“Atë ditë vinte zotëri Solana (asokohe shef i NATO’s, v.j.) në Kosovë. Pak minuta para se të takoheshim për ndërtimin e koalicionit të ri dhe qeverisë së re, ka ndodhur atentati ndaj Presidentit Rugova”, ka treguar Thaçi në “Zona e Debatit” në Klan Kosova.
“Shtrohet pyetja, kë e ka penguar ndërtimi i atij koalicioni të ri?”, ka thënë Thaçi.
“Pse u pengua ardhja e Presidentit Rugova në takim? Prej kujt? Kush e ka ditur?”, ka pyetur Presidenti, transmeton Gazeta Express.
Ai ka pyetur se pse nuk po zbardhet e vërteta e atij rasti, e atij shpërthimi, e tentim atentatit ndaj Rugovës, apo edhe hedhja e bombës ndaj shtëpisë së Rugovës.
“Ato gjëra dikush i di. UNMIK dhe EULEX i ka trajtuar. Ka edhe të dhëna”, ka deklaruar Thaçi.
https://dailymotion.com/video/x4xbrtx






















