Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka theksuar se ajo çfarë janë duke bërë shqiptarët në Kosovë me “Trepçën” dhe “Telekomin” është grabitje, uzurpim.
“Përë këtë ne nuk mund të pajtohemi” ka thënë Nikoliç.
Ai beson se janë prekur “vijat e kuqe”, e që është arsye pse autoriteteve në Prishtinë dhe Bashkimit Evropian duhet t`iu dërgohet një mesazh.
“Ne iu kemi lënë shumë gjëra shqiptarëve në Kosovë. Duhet të vendosen kufij. Për këtë arsye, nuk duhet të bëjmë lëshime kur bëhet fjalë për shitjen e Trepçës si dhe kur filitet për pronësinë e Telekom,” ka deklaruar Nikoliç për gazetën serbe,“Blic”.
Sipas tij, Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime “nëse Brukseli në të vërtetë i vendos ato për vazhdimin e negociatave”.






















