KMLDNJ thotë se reagimi i institucioneve të Kosovës ishte jo i fort i zëshëm, për shkak se sipas këtij këshilli, fuqia e tyre nuk garanton lirimin e Nehat Thaçit.
“Serbia ende sillet si shtet terrorist ndërsa bashkësia ndërkombëtare, në emër të “pavarësisë” së gjyqësorit të Serbisë, nuk ndërhynë në këtë çështje që është thuaja ekskluzivisht politike, aq më parë që Nehat Thaçi nuk është arrestuar më parë dhe se është liruar nga burgjet serbe”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.
KLMDNJ ka shtuar se arrestimi i Thaçit është bërë si barazpeshim i veprimeve për ta parandaluar arrestimin e siç e quan ky këshill, shovenistit Marko Gjuriq, që Kosovën po e shpërfillë deri në turpërim dhe vizitat po i keqpërdorë për shpërndarjen e një fjalori fyes, të ngarkuar me porosi shoveniste dhe destabilizuese për marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e Kosovës.





















