“Rreziku nga një grusht shteti është i konsiderueshëm”, shtoi ish diplomati gjerman Volfang Ishinger, ish ndërmjetësues i OSBE-së në Ukrainë. “Ky rrezik nuk ka qenë kaq thelbësor në dekadat e fundit, ndërsa besimi midis Perëndimit dhe Lindjes asnjëherë nuk ka qenë kaq i dobët”, shtoi ai, i cituar në të njëjtin shkrim. Në fillimin e javës, SHBA-ja i bllokoi negociatat me Rusinë për armëpushim në Siri, ndërsa dje e akuzuan Moskën dhe Damaskun se kryejnë “krime lufte” në Aleppo.
Sot pritet që Këshilli i Sigurisë të KB-së të shqyrtojë dy propozim-rezoluta , të orientuara drejt ndalimit të zjarrit në Aleppo. Për pesë vite, në luftën në Siri humbën jetën mbi 300.000 persona.






















