Mustafa ka folur edhe për procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke theksuar se po presin edhe disa ditë për gatishmëri të opozitës për dialog.
Kryeministri ka deklaruar se nëse nuk ka kurrfarë përparimi, atëherë ai do të procedohet në kuvend, pasi në të kundërtën rrezikohen procese të rëndësishme si liberalizimi i vizave.
Këto deklarata ai i ka dhënë në përurimin e një fabrike për përpunimin e specave në Podujevë, nga i cili biznes janë punësuar 500 persona.






















