Një foto shokuese tregon një grup emigrantësh teksa ecin mbi trupat e vdekur të hedhur në një varkë shpëtimi.
Operacioni i shpëtimit u krye nga një OJQ e quajtur ‘Proactiva Open Arms’ rreth 12 milje larg brigjeve të Libisë.
1800 emigrantë u shpëtuan, ndërsa dhjetëra të tjerë humbën jetën.
Ekipet e shpëtimit thanë se kjo ishte një prej ditëve më të ngarkaura në historinë e tyre.























