Marrëveshja e BE-së për liberalizim të vizave me Gjeorgjinë është pjesë e planeve të zgjerimit të Shengenit, dhe në procedura të hapjes nga izolimi shumë shpejt parashihen edhe qytetarët e Kosovës, të Ukrainës dhe të Turqise.
Megjithatë, shtetet anëtare të BE-së kanë paraparë se Kosova duhet ta rrisë luftën kundër krimit të organizuar dhe ta zgjidhë mosmarrëveshjen kufitare me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarëve të saj t’u mundësohet lëvizja e lirë në zonën e Shengenit.






















