Sipas ASK-së, në Kosovë janë gjithsejtë 410 mijë e 478.8 hektarë, sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore, prej të cilave më pak se gjysma shfrytëzohen për mbjellje.
“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (185 385.5 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 134 886.3 ha; bimë foragjere me 28 472.4 ha; perime me 7 859.2 ha; patate 3 352.8 ha; bishtajore 3 098.1 ha dhe kultura të tjera 7 732.3 ha”, thuhet në raportin e ASK-së. Por, jo të gjitha janë të përfshira nga sistemi i ujitjes. Sipërfaqja e ujitur thuhet të jetë 20 mijë e 456 ha. Kurse, ajo me pesticide 115 mijë e 83.






















