• Latest
  • Trending
  • All

Burrat e Kosovës dhe ata të Korçës janë kulmi i racës shqiptare

04/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Burrat e Kosovës dhe ata të Korçës janë kulmi i racës shqiptare

04/10/2016
in Aktualitet, Histori

Daut Dauti

Durham përshkruan një kohë të vështirë të refugjatëve shqiptarë në Vlorë, të cilët ishin dëbuar nga grekët pas masakrave dhe pasi ua kishin plaçkitur pasuritë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kjo është koha kur Princi Wied, të cilin Durham e quan Mbret, e viziton Vlorën.

 Po ashtu, është koha para fillimit të Luftës së Parë Botërore e cila te shqiptarët ngjallte shpresa për kthimin e Kosovës brenda Shqipërisë natyrale.

“Hotel Albania, Vlorë, 27 qershor 1914

I nderuari z. Nevison,

 Në këtë hotel ka qetësi dhe pastërti. Më duhet të them se rroga me të cilën paguhet Malingroot [një oficer holandez] nga Fuqitë e Mëdha (supozoj që këto janë para ndërkombëtare) janë para të hedhura kot pasi që ky, sikur edhe oficerët tjerë holandezë, e çojnë kohën duke ulëritur këngë komike, duke pirë alkool dhe duke ngrëne, kurse pikëpamja e tij politike është tërësisht pro-greke. Ai më tha se e kishin plaçkitur grekët në Korfuz. Në fakt, pos të ndjerit Tomson i cili u vra, dhe Kroon për të cilin besoj se është oficer i ndershëm, si është më së miri, për të tjerët dyshoj nëse i meritojnë rrogat.

Oficerët holandezë tashti nuk janë në urdhër të askujt; as të mbretit e as të Komisionit për Kontroll. Të gjithë i japin urdhra e kundër-urdhra njëri-tjetrit.

Mbreti [Wied] në mënyrë irrituese më në fund ka treguar ca iniciativa. Të dielën erdhi këtu [Vlorë] me mbretëreshën. Vizita ishte tejet e suksesshme sa që njeriu do të pyeste pse ai nuk e vizitonte tërë mbretërinë e tij menjëherë.

Turma të mëdha të njerëzve dolën në pritje. Mbretëresha u ndal që t’i shikonte ornamentet e argjendta në gjoksin e një ushtari dhe u rrethua nga turma. Tërheqja ishte e pamundshme. E vetmja mënyrë ishte që ajo të shkonte te karroca dhe ta shkurtonte ceremoninë.

Turma entuziaste i kapi kuajt dhe qindra njerëz e tërhoqën karrocën deri në qytet duke brohoritur dhe bërtitur. Disa malësorë, pleq të papastër, me respekt e flladitnin qiftin mbretëror me mindilat e tyre të palarë

Ata [çifti mbretëror] u dërguan te shtëpia e Syrja Beut pasi që është shtëpia më e madhe dhe për të cilën gjë mua më erdhi keq. Ata thuhet se janë pro-grekë dhe disa anëtarë të kësaj familjeje kanë shkuar në Korfuz që t’i ikin takimit me mbretin dhe mbretëreshën.

Pasi drekuan, çifti mbretëror organizoi një pritje: Mbretëresha në haremllëk, kurse mbreti me burrat. Unë shkova në ahengun e haremit. Është dëm që kjo pritje u organizua në shtëpi private. Hoteli do të ishte vend shumë më i mirë, pasi që do të ishte vend neutral.

Zonjat e bejlerëve janë aristokrate ekstreme dhe nuk ju pëlqen të shoqërohen me ata të klasës më të ulët. Mbretëresha kërkoi që unë të shkoja në një bisedë private me të në orën 5:30. Njerëz të shumtë më porositën që ta lajmëroja mbretëreshën që ajo të mos ju besojë këtyre bejlerëve dhe t’i thosha se gratë e tyre vetëm një ditë më parë e kishin vënë në shpotitje duke thënë se mbreti e kishte shitur tërë pasurinë për të paguar titullin dhe së shpejti do ta shiste edhe mbretëreshën dhe se Wiedët ishin shumë inferior ndaj Syrjave.

Unë i tregova asaj [mbretëreshës] që të mos i besonte kësaj familje [të Syrja beut] pasi që thuhej se ishin pro-grekë dhe se disa kishin shkuar në Korfuz. Por, ajo u përgjigj duke thënë se nuk ju besonte këtyre fjalëve dhe se mënyra më e mirë për të ushtruar influencë në popull është nëpërmes bejlerëve. Unë më nuk fola. Ajo më tha se do t’ia jepte 4000 franga Shoqatës së Zonjave dhe më luti mua që të mbikëqyrja shpenzimin e tyre për fëmijët dhe gratë. Ajo gjithashtu tha se do të jepte edhe dy pako të mëdha me 200 lloje rrobash dhe një sasi të supës pluhur e cila duhej të zihej dhe shpërndahej.

Shkova te mytesarifi (Nexhip Beu) i cili duket njeri shumë i mirë. Ai është nga Peja dhe e ka humbur tërë pasurinë pasi që i ka rënë në duart e malazezëve dhe është aq i përkushtuar për Shqipërinë sa që do ta shpenzonte tërë pasurinë që i ka mbetur. Ai më premtoi një ndërtesë për fëmijët e sëmurë dhe e shkroi menjëherë urdhrin dhe po ashtu e urdhëroi Shoqatën e Zonjave që të shpenzojnë para për shtretër dhe mbuloja. Tashti kam marrë vesh se mbretëresha si dhuratë ia ka dhënë tërë paratë gruas së Syrja beut e jo grave të komitetit.

Tmerri këtu është jashtë asaj që e përshkruajnë fjalët. Pamja më e tmerrshme që kam parë është një grua e ulur mbi disa thasë me fëmijët e saj, tërë familjen, duke vdekur. Ajo ishte e paralizuar deri në masë mizore. Burri i saj është vrarë nga grekët kur e dogjën Kolonjën para disa muajve dhe tërë pasurinë ia kanë plaçkitur dhe djegur. Ajo e ledhatonte djalin e vetëm që ishte vetëm skelet. Këmbët e vajzave ishin aq të holla sa që dridheshin si thupra dhe mezi e gëlltisnin qumështin që ua dhamë ne. Djali vdiq ata natë. Njëra vajzë vdiq të nesërmen. Besoj që edhe tjerët kanë vdekur, por nuk kam patur zemër që të shkoj e t’i shoh. Rast pa shpresë.

Çka mund të bëjë? Mbi 33 mijë viktima do të vdesin nëse Evropa nuk merr masa. Ata që janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë pësuar keq. Grekët e kanë plaçkitur një familje që e njoh unë. Burri i kësaj familje ka deklaruar se grekët ua kanë prerë grave veshët dhe gishtat për t’ua marrë unazat dhe vathët dhe kjo është dhjetë herë më keq se gjymtimi që kanë bërë malazezët pasi që ata ua prisnin hundët vetëm burrave.

Spencer, një amerikan, më tregoi se në Skorovit ka parë trupa të dy fëmijëve të vegjël dhe një gruaje dhe një burri të krishterë të therur me bajoneta. Grekët i kanë vrarë të krishterët që refuzonin të deklaroheshin grekë.

Në Kuiname, një fshat afër Kolonjës, Spencer ka parë dy trupa të vdekur të dy vajzave pesëvjeçare që ishin dhunuar dhe pastaj ngulfatur. Kjo ishte bërë para syve të nënës së vajzave. Kjo grua dhe këto dy vajzat e saja kanë qenë të krishterë ortodoksë.

Këtu janë ngjallur shpresa të mëdha nga lajmet se lufta në mes Austrisë dhe Serbisë është e paevitueshme. Shqiptarët besojnë se do ta marrin sërish Vilajetin e Kosovës. Dhe deri tashti, sa i përket luftimit të sotëm dhe inteligjencës, burrat e Kosovës së bashku me lojalistët e Korçës janë maja e racës shqiptare. Ata së bashku do t’i ‘rregullonin’ grekët, sikur Esati [Esat Pashë Toptani] të mos kishte organizuar revoltë në Shiak dhe në Tiranë.

Mbreti e ka vënë Spencerin në komandë të një trupe burrash dhe kjo gjë i ka trazuar holandezët. Raportohet se Fieri ka rënë sërish në duart tona pasi që rebelët janë larguar nga aty. Këto janë lajmet kryesore deri tashti”.

Tags: edi rama
Previous Post

Mbretëresha Elizabeth I dhe Sulltanesha Safije: Letrat dhe dhuratat e shkëmbyera mes anglezes më të fortë të Perëndimit dhe shqiptares më të fortë të Lindjes!

Next Post

SHQLPK: Lugina e Preshevës po shndërrohet në “Çamëri të dytë”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

SHQLPK: Lugina e Preshevës po shndërrohet në “Çamëri të dytë”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.