“Pata një takim të rregullt dhe informativ për të shkëmbyer zhvillimet e fundit në politikën e jashtme të Kosovës. SHBA-të si brenda ashtu edhe jashtë janë njëri prej shteteve kyçe mbështetëse të Kosovës dhe takimi e koordinimi me Ambasadorin amerikan në Prishtinë është i domosdoshëm. Veçmas e informova dhe kërkova përkrahjen për fazën e re që Kosova po synon ta ndërtoj me NATO-në nga fundi i këtij viti ku tashmë është projektuar edhe nga ana e Aleancës Veriatlantike”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj e ka informuar ambasadorin Delaëie edhe për vizitën e tij në Bruksel dhe Strasburg, dhe nevojën e domosdoshme për të fituar të drejtën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.























