Punonjësi ka kundërshtuar dhe nuk ka lejuar që t’ia marrin çantën në të cilën i ka ruajtur paratë.
Shpejt ka ardhur edhe punonjësi tjetër me ç’rast kanë ardhur deri në konfrontim me delikuentët. Njëri punonjës është plagosur ndërsa tre personat janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas raportimit të ngjarjes, dy orë më vonë, policia ka arrestuar tre persona nga Gostivar të moshës 20 dhe 21, dhe një nga Tetova 22 vjeç.
Në automjetin e tyre janë gjetur, përveç tjerash, një thikë dhe një pistoletë gazi që supozohet se i kanë përdorur në tentativën për grabitje.























