Ymeri në një konferencë për medie tha se Trepça vazhdon të rrezikohet nga keqqeverisja. Sipas tij, moskokëçarja nga ana e Qeverisë vazhdon ta mbaje Trepçën peng.“Ligji për Trepçën nuk është në dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria nuk e ka shqyrtuar përmbajtjen e ligjit. A do të thotë kjo se ata nuk kanë vendosur që Trepça të jetë ndërmarrje publike?”, tha ai. Ai shtoi se ky ngurrim për Trepçën po i kushton Republikës së Kosovës dhe nëse vazhdon të lihet kështu, Trepça do të bëhet relikt dhe jo një proces i zhvillimit.






















