Kreshnik Spahiu, kryetar i Aleanca Kuq e Zi foli në Televizionin Rrokum për relacionet Kosovë-Shqipëri.
“I uroj fitore Përfaqësueses së Kosovës, por jo Kombëtares së Kosovës”, tha ai.
“Unë kam bërë përpjekje reale që të jetë vetëm një Kombëtare e shqiptarëve dhe një Superligë e futbollit”, tha ai, ndërsa tregoi se ka marrë kërcënime me jetë nga persona nga Prishtina për këtë.
Ai thotë se ka bërë kërkesë në Shqipëri për referendum për bashkim me Kosovën, mirëpo të nesërmen asnjë medium nuk ka shkruar për këtë, ndërsa disa vende të rajonit po.
Nëse ndodhë sot një referendum në Shqipëri për bashkim me Kosovën, nuk ka asnjë garancion se mund të kalojë, thotë Spahiu.
Dy qeveritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë janë kundër bashkimit, mendon Spahiu.
Ai tregon se për arsye se nuk pranoi të hyjë në Qeveri me Edi Ramen u quajt tradhtar, derisa më herët ishte protagonist, siç thotë ai, në një televizion në Shqipëri.
Spahiu i jep rëndësi të madhe pasaportës, sepse siç thotë ai reflekton gjakun, sepse ai konsideron se nuk mjafton vetëm të thuhet se ‘jam shqiptar’, ndërsa nuk ke pasaportë të tillë.
Ai kritikoi Vetëvendosjen,duke thënë se “nuk mundet një parti me ide nacionaliste të jetë pjesë e internacionales socialiste”, i cili megjithatë ka fjalë të mira për politikën opozitare të tyre. Në këtë kontekst ai edhe ka thënë se, kurrë nuk do të votonte majtas.
Ai rrëfen se ka pas njohje të madhe me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Spahiu në vazhdim ka zbuluar një moment, kur 5 ministra të Shqipërisë nuk e dinin saktë se ku është Kosova.
“Ata mendonin se duhet kaluar nëpër Bosnje për me arritë në Kosovë”, thekson Spahiu.
Ai madje thotë se, Edi Rama e ka kuptuar më vonë për vdekjen e Ibrahim Rugovës.
https://www.youtube.com/watch?v=pZwFO96_DvM?feature=oembed&w=640&h=360






















